1 January 2009

Hutbeja lamtumirese e Pejgamberit s.a.w.s


e shtunë, shkurt 25, 2006
Hutbeja lamtumirese e Pejgamberit s.a.w.s




Këtë hutbe në vitin 632 pas Isait a.s., i Dërguari i fun­dit, Muhammedi a.s. pas falënderimit dhe lëvdatës që ia bëri Zotit, pranë rreth njëqind mijë muslimanëve tha:




Njerëz!
Dëgjoni mirë fjalën time! Nuk e dij, ndoshta me ju nuk do të takohem më deri në amshim. Njerëz sa e shenjt është kjo ditë, sa i shenjt është ky muaj, sa fat­lum është ky qytet (Mekka), aq janë të shenjtë edhe shpirtërat tuaj, pasuria dhe nderi juaj që, gjithsesi janë të ruajtur nga të gjitha agresionet.
As’habë!
Nesër do të takoheni me Zotin tuaj dhe do të përgjigjeni për të gjitha sjelljet dhe qëndrimet tuaja. Pas meje mos u ktheni në rrugët e gabueshme që të mos therreni me njëri tjetrin. Këtë emanet (porosi të fundit) ju të pranishmit ua përcillni atyre që nuk janë të pranishëm këtu. Është e mundur që fjalët e mia t’i kup­tojë më mirë ai të cilit i janë përcjellur se sa ai që gje­ndet këtu.
As’habë!
Kush është duke ruajtur ndonjë emanet, le t’ia kthejë pronarit të tij. Të gjitha fajdet janë asgjësuar dhe janë hedhur. Por bazën e borxhit duhet larë. S’duhet as të bëni zullum e as t’u kthehet ai. Me urdhër të Zotit, fa­jdeja tani në është e ndaluar. Këtë zakon të keq i ngelur nga koha e xhahilijetit (koha paraislamike, koha e injorancës) e hedh si zakon të keq. Fajden e parë që po e hedh është ajo e Abbasit, të birit të Abdulmutalibit (xhaxhait tim).
As’habë!
Gjakmarrja e kohës së xhahilijetit është zhdukur totalisht. Gjakmarrja e parë që po e zhduki është gjak­marrja e Rebijes, nipit të Abdulmutalibit.
Njerëz!
Sot djalli në tokat tuaja përgjithmonë e ka humbur fuqinë e ndikimit dhe të mbizotërimit ndaj jush. Por, përpos këtyre gjërave që ndalova, ju, po u pajtuat me djallin për disa punë që ju duken se janë imtësira, edhe më do ta kënaqni atë. Edhe nga këto duhet ta ruani be­simin dhe duhet të frikësoheni.
Njerëz!
Do t’u porositja të keni parasysh të drejtat e gruas dhe frikën ndaj Zotit. Ju i morët gratë si emanet nga Zoti. Nderin dhe pastërtinë shpirtërore i pranuat në emër të All-llahut xh.sh.
Ju keni të drejta ndaj grave e edhe ato kanë të dre­jta ndaj juve. Të drejtat që keni ju ndaj grave janë që, ato të mos lejojnë që askush që nuk u pëlqen t’ua prishë çerdhen. E, nëse ajo pranon dikë në shtëpinë tuaj që nuk u pëlqen, ato mund t’i detyroni të heqin dorë nga kjo gjë, madje edhe me një të rrahur të vogël. E drejta e gruas ndaj jush është që t’i siguroni legalisht me ushqim dhe veshmbathje.
Besimtarë!
Po u lë një emanet të atillë që kur ta përqafoni nuk do të ngatërroheni fare. Është ky Kur’ani, Libri i All-llahut.
Besimtarë! Dëgjoni dhe mbani mirë në mend fjalën time! Muslimani është vëlla me muslimanin. Kështu, të gjithë muslimanët janë vëllezër. Askujt nuk i lejohet ta sulmojë të drejtën e bashkbesimtarit tuaj. Vetëm nëse ai vetë lejon një gjë të tillë, me dëshirë të veten.
As’habë!
Mos e mundoni as veten. Keni obligime edhe ndaj vetes.
Njerëz!
All-llahu i Lartësuar, secilit bartës të të drejtave, i ka dhënë të drejta në Ku’ran. Trashëgimtarit, nuk është e nevojshme t’i leni testament. Në shtratin e kujt ka lin­dur fëmija, atij i takon. Ai që fiton fëmijë nga marrëdhëniet jasht kurore, i mirret e drejta e përvetësimit të fëmijës. Ata bastardhues që thonë se nuk janë të babait të vet ose ai bukëpërmbysës që veç zotërisë së vet i përulet edhe dikujt tjetër, le ta gjejë mallkimi i Zotit, zemrimi i melekëve dhe përbuzja e të gjithë muslimanëve. Zoti s’pranon nga njerëzit e tillë as falje, as të jenë gjykues dhe as të jenë dëshmitarë.
Njerëz!
Zoti është një. Edhe babai juaj është një. Të gjithë jeni bij të Ademit. E Ademi është krijuar nga dheu. Para Zotit është më i çmueshëm ai që çmon më shumë. Arabi nuk ka asnjë prioritet nga joarabi, përveç masës së respektit ndaj Zotit. Njerëz! Nesër do t’u pyesin për mua. Çka do të thoni?
-Se nubuvetin (pejgamberinë) e Zotit e çove në vend, se e kreve dëtyrën tënde, se na këshillove dhe na le emanet.” Kështu do të dëshmojmë (para Zotit).
Pastaj Muhammedi a.s. ngriti kah qielli gishtin tregues të bekuar, më pastaj duke e lëshuar nga të tubuarit tha:
-Jij dëshmitar o Zot! Jij dëshmitar o Zot! Jij dëshmitar o Zot!

No comments:

Post a Comment